Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8934, DATË 5.9.2002 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9983, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9983
Data e miratimit
8 shtator 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 22 shtator 2008
Hyn në fuqi
7 tetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22

LIGJ

Nr.9983, datë 8.9.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8934, DATË 5.9.2002 “PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 38 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 38

Afatet e shqyrtimit të kërkesave për miratim mjedisor

1. Deklarata mjedisore, leja mjedisore, autorizimi mjedisor dhe pëlqimi mjedisor

shqyrtohen dhe miratohen brenda afateve të mëposhtme:

a) deklarata mjedisore, brenda 3 javëve nga paraqitja e kërkesës;

b) leja mjedisore, brenda 5 javëve nga paraqitja e kërkesës;

c) autorizimi dhe pëlqimi mjedisor, brenda 2 javëve nga paraqitja e kërkesës.

2. Koha për plotësimin e dokumentacionit, sipas kërkesave të nenit 37 të ligjit në fuqi,

nuk llogaritet në afatet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “c” të pikës 1 të këtij neni.

3. Nëse kërkuesi nuk i përgjigjet, brenda tre muajve, kërkesës me shkrim të organit

miratues, për plotësim apo përmirësim dokumentesh, vlerësohet s e është hequr dorë nga kërkesa

për miratim mjedisor.

4. Kur është e nevojshme kryerja e ekspertizave të kualifikuara , organi përgjegjës, me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.