Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË QIPROS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE MALLRAVE”

Ligji nr. 9980, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9980
Data e miratimit
8 shtator 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 22 shtator 2008
Hyn në fuqi
7 tetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22

LIGJ

Nr.9980, datë 8.9.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË QIPROS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE MALLRAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Qipros për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5884, datë 17.9.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË QIPROS MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË UDHËTARËVE DHE MALLRAVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Qipros, më poshtë të quajtura “Palë Kontraktuese”,

- me dëshirën për të nxitur bashkëpunimin në fushën e transportit ndërkombëtar rrugor ndërmjet vendeve të tyre dhe në transit përmes territoreve të tyre;

- të frymëzuara nga parimi i liberalizimit në lidhje me transportin rrugor;

- bazuar në parimin e reciprocitetit dhe interesit të përbashkët;

kanë rënë dakord si më poshtë.

Neni 1

Fusha e zbatimit

Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje zbatohen për:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.