PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA FEDERALE E FINANCAVE, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR
Ligji nr. 9979, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9979
- Data e miratimit
- 8 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 22 shtator 2008
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22
LIGJ
Nr.9979, datë 8.9.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA FEDERALE E FINANCAVE, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, të përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, për bashkëpunimin financiar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5883, datë 17.9.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRI I FINANCAVE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËFAQËSUAR NGA MINISTRI FEDERAL I FINANCAVE MBI BASHKËPUNIMIN FINANCIAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministri i Financave, dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministri Federal i Financave, këtu të quajtura “Palët Kontraktuese”,
- me dëshirën për të nxitur më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve të tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.