PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM
Ligji nr. 9978, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9978
- Data e miratimit
- 8 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 22 shtator 2008
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22
LIGJ
Nr.9978, datë 8.9.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË
PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Re publikës së Shqipërisë
dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunimin për zhvillim”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5882, datë 17.9.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË MBI BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, më poshtë përmendur si “Pala shqiptare”
dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, më poshtë përmendur si “Pala austriake”,
- duke pasur si qëllim forcimin e lidhjes së miqësisë ndërmjet të dy vendeve;
- me dëshirën për t’i fuqizuar këto marrëdhënie përmes zhvillimit, shtrirjes dhe thellimit
të bashkëpunimit të tyre për zhvillim;
- duke synuar që të kontribuojnë për një rritje ekonomike dhe një zhvillim të
qëndrueshëm dhe të barabartë nga ana shoqërore, si edhe drejt reformave politike, ekonomike e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.