Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9989, datë 15 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9989
Data e miratimit
15 shtator 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 150, 3 tetor 2008
Hyn në fuqi
18 tetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2008-10-03

LIGJ

Nr.9989, datë 15.9.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9385, DATË 4.5.2005 “PËR PYJET DHE

SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 19 pika 1, paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:

“Ministri miraton dhe shpall listën e vendeve ose të shesheve të fondit pyjor publik, ku

mund të ushtrohen këto veprimtari, ndërsa për pyjet komunale, listën e shpallin njësitë e

qeverisjes vendore.”.

Neni 2

Në nenin 26, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Personat fizikë dhe juridikë mund ta trajtojnë dhe shfrytëz ojnë fondin pyjor kombëtar

vetëm kur kanë dalë fitues në procedurat e konkurrimit publik dhe kur lidhin kontratën me

drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor ose me njësinë e qeveri sjes vendore. Kërkesat, që duhet të

plotësojnë subjektet për pjesëmarrje në konkurrimin publik, për caktohen me udhëzim të ministrit.

Të drejtat, që sigurohen nga kontrata për trajtimin dhe shfrytë zimin e fondit pyjor kombëtar, nuk

mund t’u transferohen të tretëve . Subjektet, që kanë lidhur kon tratën, mund të ndërtojnë ose të

vendosin instalime të përkohshme, sipas skemave teknologjike, të miratuara nga drejtoria

përkatëse e shërbimit pyjor.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.