PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 85 PËR QIND TË AKSIONEVE TË ARMO, SHA-SË NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BLERËSIT “AMRA OIL, SHA” DHE KONSORCIUMIT “REFINERY ASSOCIATES OF TEXAS, ANIKA ENTERPRISES & MERCURIA ENERGY GROUP”
Ligji nr. 9993, datë 18 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9993
- Data e miratimit
- 18 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 3 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 18 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2008-10-03
LIGJ
Nr.9993, datë 18.9.2008
PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS SË SHITJES SË 85 PËR QIND TË AKSIONEVE
TË ARMO, SHA-SË NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE
ENERGJETIKËS DHE BLERËSIT “AMRA OIL, SHA” DHE KONSORCIUMIT
“REFINERY ASSOCIATES OF TEXAS, ANIKA ENTERPRISES & MERCURIA
ENERGY GROUP”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet kontrata e shitjes së 85 për qind të aksioneve të A RMO, sha-së ndërmjet
Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe blerësit “ AMRA OIL , sha ” dhe
konsorciumit “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në rolin e përfaqësuesit të pronarit
shtet, autorizohet që, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të identifikojë dhe të shuajë me
kompensim detyrimet debitore dhe kreditore, që institucionet, shoqëritë tregtare shtetërore dhe
ARMO, sha-ja kanë ndaj njëri-tjetrit, deri në vlerën që këto detyrime pasqyrohen në bilancin e
vitit 2007 të ARMO, sha-së.
Këshilli i Ministrave përcakton detyrimet që do të shuhen me kompensim dhe shumën e
këtyre detyrimeve.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.