PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”
Ligji nr. 9995, datë 22 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9995
- Data e miratimit
- 22 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 156, 10 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 25 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 156, datë 2008-10-10
LIGJ
Nr.9995, datë 22.9.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR
KONCESIONET”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9663, datë 18.12.200 6 “Për koncesionet”, bëhen sht esat dhe ndryshimet e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 4, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Ky ligj nuk zbatohet për projektet, që janë pjesë përbërëse dhe të pandashme të një
projekti, për të cilin, me ligj të veçantë, autorizohet Këshilli i Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 21 pika 4, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Pas marrjes së mendimit dhe nënshkrimit, kontratat koncesionar e me vlerë investimi
mbi 20 milionë euro paraqiten për miratim në Këshillin e Minist rave. Kontratat koncesionare me
vlerë nën 20 milionë euro hyjnë në fuqi pas nënshkrimit nga autoriteti kontraktues.”.
Neni 3
Në nenin 22 pika 1, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) për shkak të një shkeljeje serioze nga koncesionari kërkohet nga institucionet
financiare, në bazë të së drejtës për të ndërhyrë, zëvendësimi i koncesionarit.”.
Neni 4
Në nenin 27 bëhen këto shtesa:
1. Në fund të shkronjës “b” shtohet një fjali me këtë përmbajtje:
“Në rast se afati është mbi 35 vjet, kontrata hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.