Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”

Ligji nr. 9996, datë 22 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9996
Data e miratimit
22 shtator 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 156, 10 tetor 2008
Hyn në fuqi
25 tetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 156, datë 2008-10-10

LIGJ

Nr.9996, datë 22.9.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN

KULLOSOR”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 18 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 18

1. Subjektet, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari në fondin kullosor, sipas nenit 17 pika 3

të këtij ligji, u nënshtrohen procedura ve të konkurrimit publik, i cili organizohet nga drejtoria

përkatëse e shërbimit pyjor ose, për kullotat komunale, nga njësia e qeverisjes vendore. Me

subjektin fitues lidhet kontrata, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet, që duhen zbatuar gjatë

ndërtimit dhe ushtrimit të veprimtarisë.

2. Kërkesat që duhet të plotësojnë subjektet, për pjesëmarrjen në konkurrimin publik,

miratohen me udhëzim të ministrit.”.

Neni 2

Në nenin 34 pika 3, fjalët “pa leje” zëvendësohen me fjalët “pa kontratë”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5908, datë 8 .10.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.