PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9997, datë 22 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9997
- Data e miratimit
- 22 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 156, 10 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 25 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 156, datë 2008-10-10
LIGJ
Nr.9997, datë 22.9.2008
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9072, DATË 22.5.2003 “PËR SEKTORIN E
ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 46, në fund të shkronjës “c” fjalët “dhe vendos masat administrative për
mospërmbushjen e tyre, sipas nenit 46/1” shfuqizohen.
Neni 2
Neni 46/1 shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5909, datë 8.10.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.