PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9047, DATË 10.7.2003 “PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9999, datë 25 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9999
- Data e miratimit
- 25 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 156, 10 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 25 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 156, datë 2008-10-10
LIGJ
Nr.9999, datë 25.9.2008
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9047, DATË 10.7.2003 “PËR SHËRBIMIN
USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003 “Për shërbimin ushtarak në Re publikën e Shqipërisë”,
të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 pika 2, fjalia e dytë shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 12, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) shtetasi kryefamiljar, i martuar dhe me një apo më shumë fëmijë të mitur.”.
Neni 3
Në nenin 14, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) shtetasi kryefamiljar, i martuar, i cili, gjatë kohës së shërbimit ushtarak, bëhet me një
apo më shumë fëmijë.”.
Neni 4
Neni 19 shfuqizohet.
Neni 5
Në nenin 20, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon të kryejë shërbimin me armë në Forcat
e Armatosura dhe kërkon të kryejë, në vend të tij, shërbim alternativ, duhet të paraqesë një
kërkesë, së bashku me dokumentacionin shoqërues, në qendrën e rekrutim-mobilizimit, përpara se
të plotësojë moshën ligjore të thirrjes për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ose në
komandën e njësisë (repartit ushtarak), kur është duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.”.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.