Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995 “PËR PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10001, datë 6 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10001
Data e miratimit
6 tetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 164, 23 tetor 2008
Hyn në fuqi
7 nëntor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2008-10-23

LIGJ

Nr.10 001, datë 6.10.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7908, DATË 5.4.1995 “PËR

PESHKIMIN DHE AKUAKULTURËN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 14 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 14

Rregullimi i pragut të peshkimit

Numri maksimal i licencave të peshkimit detar përcaktohet nga ministria, sipas planit të

administrimit të peshkimit.”.

Neni 2

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:

a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Çdo mjet lundrues, që përdoret për peshkim profesional, paj iset me licencën

përkatëse, e cila lëshohet nga ministri, pas miratimit nga bord i i peshkimit, në bazë të kërkesës

për ushtrim veprimtarie.”.

b) Pika 2 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 17 shfuqizohet.

Neni 4

Në nenin 23, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Peshkimi sportiv ushtrohet pa licencë.”.

Neni 5

Në nenin 25, fjalët “ose sportive” hiqen.

Neni 6

Neni 26 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 26

Cilido, që kërkon të fusë organizma ujorë të gjallë dhe vezë, larva ose rasate të specieve

joendemike, në ujërat e Republikës së Shqipërisë, pajiset me leje ose autorizim mjedisor.”.

Neni 7

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.