PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10003, datë 6 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10003
- Data e miratimit
- 6 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 23 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2008-10-23
LIGJ
Nr.10 003, datë 6.10.2008
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR
TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e sht uar”, të ndryshuar, bëhen
këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Neni 24 riformulohet si më poshtë:
“Neni 24
Organizatat jofitimprurëse
Furnizimi i bërë nga një organizatë jofitimprurëse kundrejt pag esës së reduktuar është një
furnizim i përjashtuar nëse është:
a) furnizim shërbimesh nga organizata fetare apo filozofike, me qëllim mirëqenien
shpirtërore;
b) furnizim mallrash e shërbimesh nga organizatat jofitimprurës e, të cilat kanë statusin e
organizatave jofitimprurëse për përfitim publik dhe që çmimet e mallrave dhe shërbimeve që ato
furnizojnë janë dukshëm më të ulëta se çmimet e tregut.
Statusi i organizatave jofitimprurëse për përfitim publik jepet me autorizim nga Ministri i
Financave, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 26, pika 2.1. ndryshohet si më poshtë:
“2.1. Për makineritë dhe pajisjet e importuara nga personat e tatueshëm, në kuptim të
këtij ligji, në funksion të veprimtarisë së tyre ekonomike, pavarësisht llojit të saj, zbatohet skema
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.