PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË MINISTRINË E BRENDSHME
Ligji nr. 10002, datë 6 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10002
- Data e miratimit
- 6 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 164, 23 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 164, datë 2008-10-23
LIGJ
Nr.10 002, datë 6.10.2008
PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË MINISTRINË E
BRENDSHME
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e
Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, në vijim SHKB.
Neni 2
Misioni
Misioni i këtij shërbimi është t’i garantojë komunitetit një shërbim policor të
përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e
kërkuara.
Neni 3
Objekti i veprimtarisë
Objekt i veprimtarisë së SHKB-së janë:
a) parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprave penale, të kryera nga
punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada, për vepra penale të
konsumuara gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj;
b) inspektimi i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për përputhshmërinë
me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë,
efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Personel me kohë të pjesshme dhe me kontratë” janë punonjësit, me njohuri në fusha
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.