PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR
Ligji nr. 10006, datë 23 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10006
- Data e miratimit
- 23 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 168, 31 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2008-10-31
LIGJ
Nr.10 006, datë 23.10.2008
PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen, menaxhimin dhe kontrollin e faunës së egër, me synim për të ruajtur llojet, popullatat, habitatet ku ato jetojnë, rrugët e shtegtimit, si dhe për të siguruar kërkesat e tyre për ushqim, strehim dhe shumim.
2. Fauna e egër në territorin e Republikës së Shqipërisë është pasuri kombëtare, që administrohet dhe mbrohet me ligj, në përputhje edhe me konventat përkatëse ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Fauna e egër” janë të gjitha llojet e nënllojet e vertebrorëve, jovertebrorëve dhe popullatat e tyre, që jetojnë në gjendje të lirë në habitatin e tyre natyror, të vendosura në mënyrë të përkohshme ose të përhershme në një territor të dhënë.
2. “Habitate natyrore” janë zonat tokësore, ujore apo të përziera, të dalluara nga tiparet gjeografike dhe abiotike, të cilat shërbejnë si mjedise të individëve, të popullatave, të llojeve ose të bashkësive të tyre.
3. “Hyrja” (introduktim), sipas kuptimit që ka në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.