PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8510, DATË 15.7.1999 “PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Ligji nr. 10005, datë 23 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10005
- Data e miratimit
- 23 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 168, 31 tetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2008-10-31
LIGJ
Nr.10 005, datë 23.10.2008
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8510, DATË 15.7.1999 “PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8510, datë 15.7.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, në nenin 3, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:
“dh) kur kryejnë një akt korruptiv gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5920, datë 29.10.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.