PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10008, datë 27 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10008
- Data e miratimit
- 27 tetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 171, 13 nëntor 2008
- Hyn në fuqi
- 28 nëntor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2008-11-13
LIGJ
Nr.10 008, datë 27.10.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9323, DATË 25.11.2004 “PËR
BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 “Përkufizime” shtohen pikat 28 dhe 29 me këtë përmbajtje:
“28.“Drejtoria e shëndetit publik rajonale” (më poshtë DSHP-ja rajonale) është autoriteti që
koordinon, drejton dhe kontrollon gjithë shërbimin shëndetësor në nivel vendor, nëpërmjet strukturave
farmaceutike, të cilat përbëhen nga farmacistë.
29.“Farmacist” është profesionisti i diplomuar si farmacist, me një cikël unik të paktën 5-
vjeçar (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë). Njihen, në të njëjtën masë, diplomat e lëshuara nga
Universiteti i Tiranës, dega farmaci, sipas programit të mëparshëm të miratuar nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës dhe diplomat e huaja në farmaci, të ekuivalentuara nga kjo ministri.”.
Neni 2
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
Procedura e përshpejtuar e regjistrimit
Barnat e regjistruara në Agjencinë Europiane të Vlerësimit të Barnave (EMEA), në
Administratën Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA), në Zvicër, në Kanada, në Australi, si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.