Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 10011, datë 30 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10011
Data e miratimit
30 tetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 13 nëntor 2008
Hyn në fuqi
28 nëntor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2008-11-13

LIGJ

Nr.10 011, datë 30.10.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE

FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin pro fesional në Republikën e

Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në të gjitha nenet e ligjit fjalët “arsim i detyruar” zëvendësohen me fjalët “arsim bazë”.

Neni 2

Në nenin 11, pikat 2, 3 e 4 ndryshohen si më poshtë:

“2. Arsimi profesional, publik dhe privat, fillon pas mbarimit të arsimit bazë, me kohëzgjatje

3 vjet (2+1) dhe ndahet në dy nivele:

a) niveli i parë vazhdon dy vjet;

b) niveli i dytë vazhdon një vit pas nivelit të parë.

Me mbarimin e nivelit të parë, krahas dëftesës së përfundimit të këtij niveli, nxënësit pajisen

me certifikatë aftësimi profesional të nivelit të parë.

Në përfundim të nivelit të dytë, nxënësit marrin dëftesën e për fundimit të këtij niveli dhe

certifikatën e aftësimit profesional të nivelit të dytë.

3. Arsimi i mesëm teknik, publik dhe privat, fillon:

a) pas mbarimit të arsimit bazë dhe zgjat katër vjet;

b) pas mbarimit të tri viteve të arsimit profesional dhe zgjat një vit.

Nxënësit, që mbarojnë shkollat teknike, publike dhe private, krahas dëftesës së pjekurisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.