Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË NORVEGJISË PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”

Ligji nr. 10009, datë 30 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10009
Data e miratimit
30 tetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 13 nëntor 2008
Hyn në fuqi
28 nëntor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2008-11-13

LIGJ

Nr.10 009, datë 30.10.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË NORVEGJISË PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për lehtësimin e lëshimit të vizave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5928, datë 11.11.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË NORVEGJISË PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT

TË VIZAVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, që këtu quhen palët,

me dëshirën, që si hap i parë konkret drejt regjimit të udhëtimit pa viza, për të lehtësuar kontaktet ndërmjet njerëzve si një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve ekonomike, humanitare, kulturore, shkencore dhe të tjera, duke lehtësuar lëshimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.