Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002 “PËR DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10012, datë 30 tetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10012
Data e miratimit
30 tetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 13 nëntor 2008
Hyn në fuqi
28 nëntor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2008-11-13

LIGJ

Nr.10 012, datë 30.10.2008

PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8932, DATË 25.7.2002 “PËR

DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË AFGANISTAN, NË KUADËR

TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8932, datë 26.7.2002 “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan,

në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe kjo

shtesë:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Republika e Shqipërisë merr pjesë, në kuadër të koalicionit ndë rkombëtar kundër terrorizmit,

në Afganistan, me një kompani, së bashku me elementet mbështetë se, një togë, së bashku me

elementet mbështetëse, një ekip mjekësor dhe një ekip trajnues (Operational Mentoring Liasion Team,

OMLT), efektivë të Forcave të Armatosura.”.

Neni 2

Në nenin 2, pas fjalëve “të kompanisë” shtohen fjalët “togës, e kipit mjekësor dhe ekipit

trajnues”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5931, datë 11.11.2008 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.