Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”

Ligji nr. 10015, datë 6 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10015
Data e miratimit
6 nëntor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 21 nëntor 2008
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2008-11-21

LIGJ

Nr.10 015, datë 6.11.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5935, datë 14.11.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR

Palët, Republika e Shqipërisë dhe Islanda,

të vendosura për të forcuar bashkëpunimin e tyre, me qëllim për të luftuar imigracionin e paligjshëm në mënyrë më efektive;

duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e ngushta mes Komunitetit Europian dhe Islandës, veçanërisht pas marrëveshjes së përfunduar më 18 maj 1999 nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, që lidhet me asocimin e këtyre dy shteteve me implementimin, aplikimin e zhvillimin e Schengen Acquis;

duke marrë parasysh marrëveshjen mes Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë të 14 prillit 2005 për ripranimin;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.