Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet republikës së shqipërisë dhe islandës për lehtësimin e lëshimit të vizave”

Ligji nr. 10014, datë 6 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10014
Data e miratimit
6 nëntor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 21 nëntor 2008
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2008-11-21

LIGJ

Nr.10 014, datë 6.11.2008

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Islandës për lehtësimin e lëshimit të vizave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5934, datë 14.11.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ISLANDËS PËR LEHTËSIMIN E LËSHIMIT TË VIZAVE

Palët: Republika e Shqipërisë dhe Islanda,

duke dëshiruar, si një hap i parë konkret drejt regjimit të udhëtimit pa viza, për të lehtësuar kontaktet midis njerëzve si një kusht i rëndësishëm për zhvillimin konstant të lidhjeve ekonomike humanitare, kulturore, shkencore dhe të tjera, duke lehtësuar lëshimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë;

duke konsideruar marrëdhëniet e ngushta midis Komunitetit Europian dhe Islandës, veçanërisht me anë të marrëveshjes së përfunduar më 18 maj 1999 nga Këshilli i Bashkimit Europian dhe Republikës së Islandës dhe Mbretërisë së Norvegjisë që lidhet me asocimin e këtyre dy shteteve me implementimin, aplikimin e zhvillimin e Schengen Acquis;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.