Ligj

PËR AVOKATURËN E SHTETIT

Ligji nr. 10018, datë 13 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10018
Data e miratimit
13 nëntor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 176, 26 nëntor 2008
Hyn në fuqi
1 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 176, datë 2008-11-26

LIGJ

Nr.10 018, datë 13.11.2008

PËR AVOKATURËN E SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizi min dhe funksionimin e

Avokaturës së Shtetit.

Neni 2

Avokatura e Shtetit

1. Avokatura e Shtetit është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Drejtësisë, me

seli në Tiranë.

2. Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar

ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike.

Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaq ësimit. Për institucionet dhe për

çështjet juridike të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji, asistenca juridike e Avokaturës së Shtetit

është e detyrueshme. Në Avokaturën e Shtetit, funksioni i këshi llimit juridik kryhet ekskluzivisht

nga avokatët e shtetit.

3. Avokatura e Shtetit organizohet dhe e ushtron veprimtarinë sipas përcaktimeve të këtij

ligji.

4. Buxheti i Avokaturës së Shtetit është zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së

Drejtësisë.

Neni 3

Parimet e veprimtarisë së Avokaturës së Shtetit

Avokatura e Shtetit e ushtron veprimtarinë në bazë të parimeve të profesionalizmit, të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.