Ligj

PËR PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE PËR ASGJËSIMIN E MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 10017, datë 13 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10017
Data e miratimit
13 nëntor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 2 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
17 dhjetor 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2008-12-02

LIGJ

Nr.10 017, datë 13.11.2008

PËR PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE PËR ASGJËSIMIN E MUNICIONEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton sipërfaqet e territorit, prona të shtetit apo në pronësi të subjekteve të tjera, të cilat mund të përdoren si poligone për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe mënyrën e administrimit të tyre.

Neni 2

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Poligon për asgjësimin e municioneve” është një sipërfaqe territori, me përmasa e kufizime të caktuara, që shërben për asgjësimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm, në përdorim të Forcave të Armatosura.

2. “Zonë sigurie” është një sipërfaqe territori, hapësire ajrore dhe detare, që kufizon, nga të gjitha anët, rrethore, poligonin për zhvillimin normal të asgjësimit të municioneve luftarake.

KREU II

PËRCAKTIMI I POLIGONEVE

Neni 3

1. Poligonet e asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura përcaktohen në këtë ligj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.