PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999 “PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10022, datë 24 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10022
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 186, 26 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 10 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 186, datë 2008-12-26
LIGJ
Nr. 10 022, datë 24.11.2008
PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999 “PËR
BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese”, të ndryshuar, bëhen ndryshimi
dhe shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Neni 25 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 25
Regjistri i barrëve siguruese
Regjistri i barrëve siguruese krijohet dhe ofron shërbimin e re gjistrimit të barrëve
siguruese, të pretendimeve dhe të të drejtave, që lindin nga ky ligj ose nga çdo ligj tjetër, i cili
kërkon ose lejon regjistrimin në këtë regjistër.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është përgjegjëse për veprimtarinë e
regjistrit të barrëve siguruese.
Në rastet kur ky shërbim i delegohet një personi juridik privat , në formën e koncesionit,
sipas ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, ofruesi i shërbimit i propozon Ministrit të
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës emërimin e kryeregjistrues it të regjistrit të barrëve
siguruese dhe të një ose disa zëvendësve të tij.
Në të gjitha rastet, regjistri i barrëve siguruese është pronë publike.”.
Neni 2
Në fund të nenit 27 “Përgjegjësia e Këshillit të Ministrave” shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.