PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR ARRESTIMIN E ANIJEVE, 1999”
Ligji nr. 10035, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10035
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 201, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 035, datë 22.12.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR ARRESTIMIN E ANIJEVE, 1999”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën e Kombeve të Bashkuara “Për arrestimin e anijeve, 1999”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5993, datë 12.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
KONVENTA
NDËRKOMBËTARE PËR ARRESTIMIN E ANIJEVE 1999
KOMBET E BASHKUARA
1999
Shtetet Palë në këtë Konventë,
duke njohur dëshirën për lehtësimin e zhvillimit harmonik dhe të rregullt të tregtisë detare botërore;
të bindur për domosdoshmërinë e një instrumenti ligjor që përcakton uniformitetin ndërkombëtar në fushën e arrestimit të anijeve, i cili merr parasysh zhvillimet e fundit në fushat që lidhen me të,
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Përkufizimet
Për qëllimet e kësaj Konvente:
1. "Pretendim detar" do të thotë një pretendim që lind prej njërës ose disave nga pikat e mëposhtme:
a) humbjen ose dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i anijes;
b) humbjen e jetës ose plagosjen personale që ndodh si në tokë edhe në ujë, në lidhje të drejtpërdrejtë me operimin e anijes;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.