KODI AJROR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 10040, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10040
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 200, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 200, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 040, datë 22.12.2008
KODI AJROR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
OBJEKTI, SUBJEKTET DHE PARIMET E PËRGJITHSHME
Neni 1
Sovraniteti mbi hapësirën ajrore dhe përdorimi i lirë i saj
1. Republika e Shqipërisë ka sovranitet të plotë dhe ekskluziv në hapësirën ajrore mbi territorin e saj.
2. Përdorimi i hapësirës ajrore është i lirë, për sa kohë nuk është i kufizuar nga legjislacioni kombëtar shqiptar dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Ky Kod ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e transportit ajror.
Neni 3
Fusha e zbatimit të ligjit
1. Ky Kod zbatohet për aviacionin civil dhe rregullon veprimtarinë e avionëve civilë:
a) të regjistruar në Republikën e Shqipërisë;
b) për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi si shtet regjistrimi, sipas nenit 24 të këtij Kodi;
c) të regjistruar në një shtet tjetër, por që veprojnë me licencën e operimit të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 13 të këtij Kodi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.