Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008 “PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE

Ligji nr. 10041, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10041
Data e miratimit
22 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 199, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 199, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 041, datë 22.12.2008

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9981, DATË 8.9.2008

“PËR MIRATIMIN E NIVELEVE TË TARIFËS DOGANORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Nivelet tarifore të disa artikujve, të përcaktuar në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet ligjit nr.9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, ndryshojnë sipas aneksit l, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5999, datë 12.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

ANEKSI - 1ANEKSI - 1Kodi NK 2008 ANEKSI - 1 ANEKSI - 1 | Përshkrimi | Tarifa (%) ishte | Tarifa (%) bëhet

6403 12 00 | – –  Çizmet e skive, çizmet e skive per ski malore dhe cizmet per debore | 15 | 10

6403 19 00 | – –  Te tjera | 15 | 10

6403 20 00 | –  Veshje kembe me shuallin e jashtem prej lekure, dhe suprinen qe perbehet nga rripa lekure permes harkut te kembes dhe rreth gishtit te madh | 15 | 10

6403 40 00 | –  Veshje te tjera kembe, me nje maje mbrojtese metalike | 15 | 10

6403 51 05 | – – –  Te bere mbi nje bazament apo platforme prej druri, qe nuk kane shuall te brendshem. | 15 | 10

6403 51 11 | – – – – –  Me pak se 24 cm | 15 | 10

6403 51 15 | – – – – – –  Per burra | 15 | 10

6403 51 19 | – – – – – –  Per gra | 15 | 10

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.