Ligj

PËR PASTËRTINË E FIGURËS SË FUNKSIONARËVE TË LARTË TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE TË TË ZGJEDHURVE

Ligji nr. 10034, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10034
Data e miratimit
22 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 034, datë 22.12.2008

PËR PASTËRTINË E FIGURËS SË FUNKSIONARËVE TË LARTË

TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE TË TË ZGJEDHURVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU I

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim të kontrollojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar, lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit, si edhe në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të zyrtarit, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, rastet e papajtueshmërisë, procedurat e verifikimit dhe pasojat e këtyre procedurave.

Neni 3

Subjektet e verifikimit

Subjekt i verifikimit, sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:

a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.