PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR TAKSIMIN E MJETEVE RRUGORE NË TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE
Ligji nr. 10038, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10038
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 201, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 038, datë 22.12.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR TAKSIMIN E MJETEVE RRUGORE NË TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën për taksimin e mjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të mallrave, bërë në Gjenevë më 14 dhjetor 1956.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5996, datë 12.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
E/EC/262
E/ECE//TRANS/496
KONVENTA
MBI TAKSIMIN E MJETEVE RRUGORE
NË TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE
Bërë në Gjenevë më 14 dhjetor 1956
KOMBET E BASHKUARA
Gjenevë, shkurt 1957
CE.93-245
KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPEN
SEKTORI I TRANSPORTIT
Palët Kontraktuese,
duke kërkuar të lehtësojnë transportin ndërkombëtar të mallrave me rrugë,
kanë rënë dakord si vijon.
Neni 1
Për qëllime të kësaj Konvente:
a) Termi “mjete” do të ketë parasysh të gjitha mjetet rrugore vetëlëvizëse dhe të gjitha rimorkiot që lidhen me këto mjete, qoftë të importuara bashkë me mjetin, ose të importuara më vete;
b) Termi “transporti ndërkombëtar i mallrave” do të ketë parasysh transportin tregtar ose industrial të mallrave me ose pa pagesë, kur rruga e ndjekur kalon të paktën përmes një kufiri midis dy shtetesh;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.