PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8957, DATË 17.10.2002 “PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10042, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10042
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 199, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 199, datë 2008-12-31
LIG J
Nr.10 042, datë 22.12.2008
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.8957, DATË 17.10.2002 “PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8957, datë 17.10.2002 “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- “Ndërmarrje” quhet çdo subjekt, që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore. Këtu përfshihen personat e vetëpunësuar, bizneset familjare, që merren me artizanat ose veprimtari të tjera, si dhe shoqëritë e shoqatat, që kryejnë, në mënyrë të rregullt, veprimtari ekonomike.
- “Shifër afarizmi” nënkupton shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë një viti, që i korrespondojnë shitjes në treg të të mirave dhe shërbimeve ofruar të tretëve.
- “Shoqëri kapitali” janë shoqëritë aksionare, që kanë për objekt investimin e kapitalit në ndërmarrjet e vogla e të mesme.
- “Investimi i kapitalit të përbashkët” është investimi i kapitalit të përbashkët në ndërmarrjet e vogla e të mesme, në çastin e krijimit të tyre ose në fazën e tyre fillestare të zhvillimit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.