PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE
Ligji nr. 10036, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10036
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 201, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 036, datë 22.12.2008
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID)
PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE VENDORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të
OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) për financimin e proje ktit të rrugëve dytësore dhe
vendore”, me një hua prej 15 (pesëmbëdhjetë) milionë USD.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5994, datë 12.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
HUA Nr. 1215P
PROJEKTI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE
(FAZA I)
MARRËVESHJE HUAJE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
FONDIT TË OPEKUT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR
DATË 4 NËNTOR 2008
Marrëveshje e datës 4 nëntor, 2008, ndërmjet Republikës së Shqi përisë (“Huamarrësi”)
dhe OFID-it.
Meqenëse Huamarrësi ka kërkuar asistencë nga OFID për financimin e projektit të
përshkruar në aneksin 1;
dhe meqë OFID ka miratuar një hua për Huamarrësin në një shumë prej pes ëmbëdhjetë
milionë dollarësh ($ 15 000 000) sipas termave dhe kushteve të përcaktuara më poshtë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.