Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KOMBEVE EUROPIANE “PËR BASHKËPRODHIMET KINEMATOGRAFIKE

Ligji nr. 10037, datë 22 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10037
Data e miratimit
22 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 201, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 037, datë 22.12.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN

E KOMBEVE EUROPIANE “PËR BASHKËPRODHIMET KINEMATOGRAFIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika Shqipërisë aderon në konventën europiane “Për bashkëprodhimet kinematografike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5995, datë 12.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTA EUROPIANE MBI BASHKËPRODHIMET KINEMATOGRAFIKE

Strasburg, 2.10.1992

Parathënie

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera palë në Konventën Kulturore Europiane, nënshkruese këtu,

dukë marrë parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është që të arrijë një bashkim më të madh ndërmjet anëtarëve të tij me qëllimin, në veçanti, për të ruajtur dhe nxitur idealet dhe parimet që formojnë trashëgiminë e përbashkët;

duke marrë parasysh se liria e krijimtarisë dhe liria e shprehjes përbëjnë elemente themelore të këtyre parimeve;

duke marrë parasysh se mbrojtja e larmisë kulturore të vendeve të ndryshme europiane është një nga qëllimet e Konventës Kulturore Europiane;

duke marrë parasysh se bashkëprodhimi kinematografik, si mjet i krijimtarisë dhe shprehjes së larmisë kulturore në shkallë europiane duhet të forcohet më tej;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.