Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10047, datë 24 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10047
Data e miratimit
24 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 047, datë 24.12.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003 “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:

a) Në pikën 1, fjala “dy” zëvendësohet me fjalën “një”.

b) Pika 3 shfuqizohet.

Neni 2

Pikat 5 e 8 të nenit 33 shfuqizohen.

Neni 3

Në nenin 34 pika 2, pas shkronjës “ë” shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:

“f) kopje të vulës së avokatit ose zyrës së avokatisë. Vula duhet të jetë unike dhe duhet të përmbaje titullin “Avokat” dhe identitetin e avokatit ose të zyrës së avokatisë. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcakton formën, përmbajtjen, procedurën e përgatitjes dhe të shpërndarjes së tyre.”.

Neni 4

Titulli i kreut VIII bëhet “ANKIMET DHE PROCEDURAT DISIPLINORE”

Neni 5

Neni 37 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 37

1. Ankesat/kërkesat ndaj çdo sjelljeje ose veprimi të avokatit i drejtohen kryetarit të dhomës së avokatisë. Kryetari i dhomës së avokatisë ia përcjell ankesën/kërkesën komisionit të verifikimit të ankimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë brenda 5 ditëve kalendarike nga data e dorëzimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.