PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7811, DATË 12.4.1994 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.782, DATË 22.2.1994 “PËR SISTEMIN FISKAL NË SEKTORIN E HIDROKARBUREVE (KËRKIM-PRODHIM
Ligji nr. 10049, datë 24 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10049
- Data e miratimit
- 24 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 202, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 049, datë 24.12.2008
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7811, DATË 12.4.1994
“PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.782, DATË 22.2.1994
“PËR SISTEMIN FISKAL NË SEKTORIN E HIDROKARBUREVE
(KËRKIM-PRODHIM)””
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7811, datë 12.4.1994 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782, datë
22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kë rkim-prodhim)””, bëhet ndryshimi
si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 1, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Kontraktuesi detyrohet të paguajë, në çdo vit fiskal, tatimin mbi fitimin e realizuar në
atë vit fiskal, si dhe taksën e rentës minerare për hidrokarburet që nxjerr nga nëntoka.
Tatimi mbi fitimin tërhiqet në para, siç parashikohet në çdo marrëveshje hidrokarburesh.
Taksa për rentën minerare paguhet në sasinë dhe sipas procedura ve, që përcaktohen në
ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6006, datë 13.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.