Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10053, datë 29 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10053
Data e miratimit
29 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 205, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 205, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 053, datë 29.12.2008

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:

Neni 1

Pas nenit 10 shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 10/1

Mbrojtja për punonjësit që denoncojnë korrupsionin

1. Çdo masë ose sanksion administrativ i pajustifikuar, që ësh të marrë ndaj punonjësve,

të cilët kanë arsye të dyshojnë për korrupsion e që këtë dyshim ua paraqesin personave përgjegjës

ose autoriteteve kompetente, është i pavlefshëm.

2. Kundër vendimit të dhënë në më nyrë të pajustifikuar për shka kun e mësipërm,

punonjësi ka të drejtën e ankimit në gjykatë.

3. Raportimi i fakteve, që kanë lidhje me korrupsionin, nuk përbën shkelje të detyrimit të

sekretit profesional.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6011, datë 15.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.