Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8737, DATË 12.2.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10051, datë 29 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10051
Data e miratimit
29 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 205, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 205, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 051, datë 29.12.2008

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8737, DATË 12.2.2001 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2, 83 pika 1, 148 e 149 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 3 shtohen nenet 3/a, 3/b, 3/c, 3/ç e 3/d me këtë përmbajtje:

“Neni 3/a

Organet e prokurorisë dhe përfaqësimi i saj

1. Organet e prokurorisë janë:

a) Prokuroria e Përgjithshme e Republikës;

b) prokuroria pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda;

c) prokuroritë pranë gjykatave të apelit;

ç) prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda;

d) prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë.

2. Përfaqësimi i prokurorisë bëhet nga:

a) Prokurori i Përgjithshëm;

b) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të apelit;

c) drejtuesit e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë.

Neni 3/b

Shkalla e hierarkisë në prokurori

1. Shkalla e hierarkisë në prokurori, sipas niveleve të organizimit dhe të funksionimit në drejtimin e centralizuar, nga prokurori më i lartë te prokurori më i ulët, është si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.