KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 10019, datë 29 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 tetor 2020.
- Numri
- 10019
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 189, 29 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 189, datë 2008-12-29
LIGJ
Nr.10 019, datë 29.12.2008
KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
OBJEKTI, PËRKUFIZIME DHE PARIME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet.
2. Në këtë Kod janë objekt i rregullimit:
a) caktimi i zonave zgjedhore;
b) afatet, procedura dhe kompetenca për regjistrimin e subjekteve zgjedhore;
c) organizimi dhe funksionimi i administratës dhe komisioneve zgjedhore;
ç) afatet, procedura dhe kompetencat për përgatitjen e listës së zgjedhjeve;
d) financimi i subjekteve zgjedhore;
dh) zhvillimi i fushatës zgjedhore;
e) procedura e votimit dhe shpalljes së rezultateve;
ë) shqyrtimi i ankimimeve dhe vendosja e sanksioneve administrative dhe penale;
f) rregulla të tjera në lidhje me zgjedhjet.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë Kod termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës.
2. “Institucione të posaçme” janë burgjet, vendet e paraburgimit, si dhe spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se tri ditë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 5 tetor 2020 · 118/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.