PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10054, datë 29 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10054
- Data e miratimit
- 29 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 205, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 205, datë 2008-12-31
11035
LIGJ
Nr.10 054, datë 29.12.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I
PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 59 pika 1, pas numrit 119 shtohet numri 119/b.
Neni 2
Pas nenit 191 shtohet neni 191/a me këtë përmbajtje:
“Neni 191/a
Detyrimi për paraqitjen e të dhënave kompjuterike
1. Gjykata, në rastin e procedimeve për vepra penale në fushën e teknologjisë së
informacionit, me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit aku zues, urdhëron mbajtësin ose
kontrolluesin të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuar a në një sistem kompjuterik apo në
një mjet tjetër memorizimi.
2. Gjykata, në këto procedime, urdhëron edhe dhënësin e shërbimit për dorëzimin e çdo
informacioni për abonentët e pajtuar, për shërbimet e ofruara nga dhënësi.
3. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t' u v i j ë një dëm i r ë ndë
hetimeve, prokurori vendos, me akt të motivuar, detyrimin për paraqitjen e të dhënave kompjuterike,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.