Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10052, datë 29 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10052
Data e miratimit
29 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 205, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 205, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 052, datë 29.12.2008

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Neni 14 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 14

Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”.

Neni 2

Në nenin 35 shkronjat “a” e “b”, fjalët “10 milionë lekë” zëvendësohen me fjalët “20 milionë lekë vetëm nëse një nga palët e kërkon në seancë përgatitore, sipas nenit 158/a të këtij Kodi.”.

Neni 3

Në nenin 73, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:

“Kryetari i gjykatës, kur e sheh me vend kërkesën, urdhëron zëvendësimin e tij me një gjyqtar tjetër, me anë të shortit.”.

Neni 4

Neni 133 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 133

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.