PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR MARRJEN PJESË NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË SHËRBIMEVE SANITARE NË ORIKUM”
Ligji nr. 10055, datë 22 janar 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10055
- Data e miratimit
- 22 janar 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 4 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 19 shkurt 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2009-02-04
LIGJ
Nr.10 055, datë 22.1.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR MARRJEN PJESË NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË SHËRBIMEVE SANITARE NË ORIKUM”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6031, datë 29.1.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
Projekti Nr.: 2-ALB-026
MARRËVESHJE HUAJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM
(Për pjesëmarrje në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe sanitar në Orikum, Shqipëri)
Kjo Marrëveshje huaje lidhet më ___/__/142_ H që përputhet me __/__/200_ G, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (këtu e quajtur “Qeveria”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim (këtu e quajtur “Banka”);
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.