Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8432, DATË 14.12.1998 “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 10060, datë 26 janar 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10060
Data e miratimit
26 janar 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 9 shkurt 2009
Hyn në fuqi
24 shkurt 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2009-02-09

LIGJ

Nr.10 060, datë 26.1.2009

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8432, DATË 14.12.1998 “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Zyra për Refugjatët” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët”.

Neni 2

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, fjalët “a mbrojtje të përkohshme” zëvendësohen me fjalët “ose mbrojtje plotësuese”.

2. Në pikën 2, fjala “të përkohshme” zëvendësohet me fjalën “plotësuese”.

Neni 3

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 1/1

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Konventa e Gjenevës” është konventa për statusin e refugjatëve, e datës 28 korrik 1951, e ndryshuar me protokollin e Nju Jorkut, të datës 31 janar 1967.

2. “Azil” është mbrojtja që Republika e Shqipërisë u jep refugjatëve ose personave në mbrojtje plotësuese.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.