PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR KONTROLLIN E SHKARKIMEVE TË OKSIDEVE TË AZOTIT APO FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE”, TË KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË LARGËT”
Ligji nr. 10062, datë 29 janar 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10062
- Data e miratimit
- 29 janar 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 9 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 24 shkurt 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2009-02-09
LIGJ
Nr.10 062, datë 29.1.2009
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR KONTROLLIN E SHKARKIMEVE TË OKSIDEVE TË AZOTIT APO FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE”, TË KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË LARGËT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin “Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit apo flukseve të tyre ndërkufitare”, të konventës së vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6044, datë 6.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
PROTOKOLLI I KONVENTËS
I VITIT 1979 PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË LARGËT NË LIDHJE ME KONTROLLIN E SHKARKIMEVE TË OKSIDEVE TË AZOTIT APO FLUKSEVE TË TYRE NDËRKUFITARE
Palët,
të vendosura për të zbatuar Konventën për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët;
të shqetësuara, nga fakti që shkarkimet aktuale të ndotësve të ajrit po shkaktojnë dëmtime të mëdha, në pjesët e ekspozuara të Europës dhe Amerikës së Veriut, ndaj burimeve natyrore me rëndësi jetike për mjedisin dhe ekonominë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.