PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”
Ligji nr. 10065, datë 29 janar 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10065
- Data e miratimit
- 29 janar 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 9 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 24 shkurt 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2009-02-09
LIGJ
Nr.10 065, datë 29.1.2009
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT
KOMBËTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 2 e shtojcës nr.3 “Taksa e akteve dhe pullës”, e përmendur në pikën 5 të nenit 4,
shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 4 “Niveli i taksave” pika 2, fjalia e fundit shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 11 “Tarifat e shërbimit” bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) tarifë shërbimi konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtm e apo ambasadave tona
jashtë vendit”.
b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Nivelet minimale të tarifave të shërbimit, të përcaktuara në paragrafin e parë të këtij
neni, si dhe agjentët tatimorë e komisionet përkatëse të tyre përcaktohen me udhëzim të
përbashkët të Ministrit të Financave dhe të titullarëve të institucioneve përkatëse.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6047, datë 6.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.