PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE BANKËS SË GREQISË”
Ligji nr. 10064, datë 29 janar 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10064
- Data e miratimit
- 29 janar 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 9 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 24 shkurt 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2009-02-09
LIGJ
Nr.10 064, datë 29.1.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE BANKËS SË GREQISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës së Greqisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6046, datë 6.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE BANKËS SË GREQISË
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë, dhe Banka e Greqisë kanë rënë dakord për shlyerjen e borxhit që rrjedh nga Marrëveshja ndërmjet Bankës së Greqisë dhe Bankës së Shtetit të Shqipërisë të datës 19.11.1987 (Gjendja e llogarisë së veçantë 88-89) dhe kanë pranuar sa më poshtë:
Neni 1
Borxhi total i Palës Shqiptare kundrejt Bankës së Greqisë më 30 prill 2008 arrin më 7574 550.97 USD për t’u paguar brenda pesë (5) vjetëve si më poshtë:
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.