Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10067, datë 2 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10067
Data e miratimit
2 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 27 shkurt 2009
Hyn në fuqi
14 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2009-02-27

LIGJ

Nr.10 067, datë 2.2.2009

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën, me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6066, datë 20.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

SHTOJCA 1

MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Kodi NK | PËRSHKRIMI | SHKALLA TATIMORE

I | KAFE |

09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 50 lekë/kg

09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 100 lekë/kg

09 01 90 | Lëkura dhe lëvoret e kafesë Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe | 50 lekë/kg

21 01 11 21 01 12 | Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) | 250 lekë/kg

II | LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE |

20 09 | Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë ëmbëltuese | 2 lekë/litri

22 02 | Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave | 2 lekë/litri

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.