PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10068, datë 2 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10068
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 27 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 14 mars 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2009-02-27
LIGJ
Nr.10 068, datë 2.2.2009
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 19 “Furnizimet e përjashtuara”, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“l. Furnizimi është një furnizim i përjashtuar nëse ai përcaktohet në nenet 20 deri në 25 dhe në nenet 25.1, 25.2, 25.3, 25.5, 25.6, 25.7, 25.8 dhe 26.1 të këtij ligji.”.
Neni 2
Pas nenit 25.7 shtohet neni 25.8 me këtë përmbajtje:
“Neni 25.8
Furnizimi i kartave të identitetit është furnizim i përjashtuar.”.
Neni 3
Neni 26/1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 26/1
Është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja:
a) importimi përfundimtar i të gjitha mallrave prej një personi të tatueshëm, kur furnizimi i tyre në të gjitha rrethanat, brenda vendit, është furnizim i përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kjo shkronjë nuk zbatohet për furnizimin në import të shtypshkrimeve dhe librave të çdo lloji;
b) importimi i mallrave të vendosura në regjimin e tranzitit;
c) importimi i mallrave të deklaruara për të qenë nën regjimin e lejimit të përkohshëm dhe atë të përpunimit aktiv;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.