PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”
Ligji nr. 10066, datë 2 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10066
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 27 shkurt 2009
- Hyn në fuqi
- 14 mars 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2009-02-27
LIGJ
Nr.10 066, datë 2.2.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E
IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002 “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”,
bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “dokument identiteti” zëvendësohen me fjalën “letërnjoftim”.
Neni 2
Në të gjitha aktet ligjore e nënligjore, të dala në zbatim të këtij ligji, fjalët “dokument
identiteti” zëvendësohen me fjalën “letërnjoftim”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6065, datë 20.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.