Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM”

Ligji nr. 10069, datë 5 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10069
Data e miratimit
5 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 27 shkurt 2009
Hyn në fuqi
14 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2009-02-27

LIGJ

Nr.10 069, datë 5.2.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunimin për zhvillim”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6068, datë 29.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE KUADËR

MBI BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM MIDIS KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË

Duke konsideruar që:

- të vetëdijshme për lidhjet ekzistuese të miqësisë, dy vendet kanë për qëllim të forcojnë këto marrëdhënie mbi bazën e barazisë dhe interesit reciprok, edhe nëpërmjet zgjerimit dhe intensifikimit të aktiviteteve të bashkëpunimit për zhvillim;

- të dyja qeveritë synojnë të realizojnë aktivitete bashkëpunimi sipas strategjive të zhvillimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe koherente me linjat e drejtimit dhe programin e Ministrinë e Punëve të Jashtme–Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillimit (në vijim Kooperacioni Italian),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.