Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW-SË, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE (FAZA 2)””

Ligji nr. 10080, datë 23 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10080
Data e miratimit
23 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 25 mars 2009
Hyn në fuqi
9 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2009-03-25

LIGJ

Nr.10 080, datë 23.2.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW-SË, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI PËR FURNIZIMIN ME UJË TË ZONAVE RURALE (FAZA 2)””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KFW-së, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (Faza 2)””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6087, datë 17.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE HUAJE DHE PROJEKTI

(datë ………………… 2008)

ndërmjet KfW, Frankfurt am Main (“KfW”) dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Tiranë (“Huamarrësi”) dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) (“Agjencia Zbatuese e Programit”) për 1.5 milionë euro

Programi për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale (Faza 2)

(BMZ-Nr. 2008 65 998)

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.