Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD) PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT””

Ligji nr. 10079, datë 23 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10079
Data e miratimit
23 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 25 mars 2009
Hyn në fuqi
9 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2009-03-25

LIGJ

Nr.10 079, datë 23.2.2009

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR (IFAD) PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MALET DREJT TREGUT””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD) për financimin e programit “Malet drejt tregut””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6086, datë 17.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJA E FINANCIMIT TË PROGRAMIT

(Programi i Malet drejt tregut)

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor

Marrëveshja e financimit të programit e datës __________ ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor (“Fondi”).

Ndërsa,

A) Huamarrësi ka kërkuar një hua dhe një grant, sipas përkufizimit në seksionin 2.02 këtu nga Fondi për qëllimin e financimit të programit të përshkruar në programin 1 të kësaj Marrëveshjeje (“Programi”);

B) Huamarrësi dhe Fondi kanë rënë dakord për planin e prokurimit për tetëmbëdhjetë muajt e parë të programit, dhe

C) Programi do të administrohet dhe mbikëqyret drejtpërdrejt nga Fondi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.